-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Nëna e zhdukur bashkë me fëmijët, një prej tyre u gjet i mbytur, babai i dyshuar

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një nënë bashkë me tre fëmijët e saj, prej 3 ditësh rezultojnë të humbur.

Trupi i një prej fëmijëve është gjetur i mbytur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi (gruaja në foto) kanë humbur jetën.

Siç raporton policia fëmija i cili u gjet i mbytur ka pasur shenja dhune në fytyrë ndërsa të gjitha dyshimet kanë kaluar tek bashkëshorti dhe babai i 3 fëmijëve, Ergys Arrazi i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit