-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përballja e Trump dhe Biden në këto zgjedhje, historike në shumë aspekte

Kryesoret

Zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara po bëjnë histori në shumë nivele.

Ato do të përballin ish-presidentin Donald Trump, republikan, dhe presidentin aktual, Joe Biden, demokrat.

Të dy ata ishin në garë për president edhe në vitin 2020 dhe përballja e përsëritur ndodh për herë të parë në gati 70 vjet.

Nëse fiton, Biden, 81 vjeç, do të bëhej presidenti më i vjetër amerikan që siguron një mandat të dytë katërvjeçar në muajin nëntor.

Ai ka hedhur poshtë çdo dyshim të mundshëm për qëndrueshmërinë e tij mendore dhe fizike.

Trump, i cili përballet me një sërë akuzash penale për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2020 – i cili ka nxjerrë fitues Bidenin – si dhe për keqbërje të tjera të supozuara, është presidenti i parë amerikan që ka dalë në gjyq për njërën akuzë penale.

Në moshën 77-vjeçare, ai do të ishte gjithashtu ndër burrat më të vjetër që do të shërbente si president, nëse do të fitonte mandatin e dytë.

Robert F. Kennedy Jr., 70 vjeç, pasardhës i familjes së famshme politike Kennedy, do të garojë gjithashtu, por si kandidat i pavarur.

Gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, sondazhet kombëtare i nxjerrin Bidenin dhe Trumpin në garë tejet të ngushtë me njëri-tjetrin.

Votuesit, ndërkaq, përmendin ekonominë, sigurinë kufitare dhe ekstremizmin politik si shqetësime kryesore. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit