Po vazhdon të kërkohet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe të 2 fëmijëve të saj të cilët mendohet të jenë mbytur në lumin Buna.
Bëhet me dije se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi.
Vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë kërkesë Malit të Zi që të nisin kërkimet.
Së shpejti pritet që në kërkime të ndihmojnë edhe Forcat e Armatosur, të cilat janë rrugës.