Një rast tronditës i cili vazhdon të ketë ende shumë mistere të pazgjidhura është ai i Alma Arrazit në Shkodër. Nëna e cila së bashku me tre fëmijët e saj të mitur dyshohet se janë hedhur nga ura e Bunës në lumë, duke i dhënë fund jetës.
Së fundmi janë hapur kamerat e sigurisë së një biznesi, ku 39-vejçarja është filmuar së bashku me tre fëmijët e saj pasditen e 2 Majit, me policinë që dyshon se pak më vonë nëna ka ndërmarrë vendimin e vetëflijimit.
Një ditë më vonë, në 3 maj, bashkëshorti i 39-vjeçares, Erdgys Arrazi, ka denoncuar në polici se gruaja e tij dhe fëmijët janë zhdukur.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, se si nëna së bashku me fëmijët e moshës 9, 8 dhe 4 vjeç (dy vajzat dhe djali) kanë shkuar deri tek Ura e lumit Bunë dhe janë hedhur në ujë.
FA i bashkohen operacionit për gjetjen e trupit të Alma Arrazit dhe fëmijëve
Fillimisht Alma Arrazi dhe të miturit u shpallën të zhdukur, por gjetja rastësisht e trupit të 9-vjeçares mbrëmjen e së shtunës (4 Maj) nga një peshkatar brenda në ujë çoi në zbulimin e të vërtetës shokuese.
Prej dy ditësh palombarët e RENEA-s po kërkojnë për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, ndërsa i janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë.
Nusja u hodh në lumë me 3 fëmijët, familjarët e Erdgysit: Alma pinte ilaçe