Më 8 maj në Maqedoninë e Veriut do të mbahen zgjedhjet parlamentare ndërsa sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore
Gazetari Nazmi Rashiti, në lidhje Skype me studion e ‘5PyetjetÇ u shpreh se sot ka patur një takim të liderit të VMRO DPMNE, partisë favorite në këto zgjedhje, në selinë Vlen me liderin Arben Taravari. VMRO DPMNE, sipas liderit Mickoski nëse fiton zgjedhje do të bëjë aleancë pas zgjedhjeve me partinë shqiptare Vlen.
Nga ana tjetër, Rashiti, sa i takon etiketimeve për VMRO DPMNE, si parti ruse shprehet se këto janë kualifikime jo të sakta dhe politike.
‘Këto kualifikime janë shumë direkte dhe të ashpra se jemi në fushatë duke portretizuar palën tjetër me përshkrime sa më joshëse për votuesit e tyre që vota të shkojë në kampin e atyre që duan. Nuk mund të bëhen kualifikime kaq direkt. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO dhe e varur nga dinamika ndërkombëtare.
Fushata ka qenë e përqëndruar tek temat e korrupsionin që ka qenë vokabular politik në Ballkan. Dhe jepen kualifikime që nuk janë të përputhura me realitetin. Por VMRO DPMNE është parti më nacionaliste. Nëse do kemi qeveri anti-europiane dhe pro Rusisë do të duhet të shihet’, shtoi ai.
Maqedonia në zgjedhje/ Arbër Zaimi: Nëse garojnë dy shqiptarë humbasin të dy