Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kush kapet me korrupsion nuk do ta ketë në krah, por vetëm avokatin e tij. I cilësoi tradhtar. Madje të dyfishtë.
“Ne jemi vetë çarmatosur përballë drejtësisë. Kushdo që është zgjedhur drejtues në bashki apo kudo dhe fut duart në arkën e këtij shteti nuk është “ne” dhe nuk ka cfarë të kërkojë nga ne. Cdo anëtar i kësaj partie që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë.
Kur qëllon se zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që zbulohet mes nesh, por lajmi i mirë është se kemi një parazit më pak. Cilido që privilegjin për t’i shërbyer këtij vendi, në daç si ministër apo kryetar bashkie e përdor për të vjedhur nuk është i imi por i drejtësisë.
I dëgjoj kur thonë “hajduti i Ramës, ia kapën, këtë apo ministër”. Një “tam-tam” i përditshëm. Por individi është sovran dhe përgjegjësia e familjes apo shoqërisë është bisht i mendësisë komuniste” tha ai.
LIVE-Rama nismë të re anti-korrupsion me dritëhije: Tre pushtete në një front