-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha-Ramës: Anulo vizitën dhe mos shqetëso diasporën, ti je një pushtues i Shqipërisë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kreut të qeverisë, Edi Ramë që të anulojë vizitën në Greqi e paralajmëruar për më 12 maj.

Berisha u shpreh se Rama nuk duhet të shqetësojë emigrantët pasi për ta ai është pushtuesi i Shqipërisë.

“Ç’përgjigje ke o famëzi që shkretove kombin me gjëmat tua? Çfarë fytyre ke ti të shkosh të takosh shqiptarët që i ke përzënë nga Shqipëria? Ç’moral ke ti të takosh ata që u ke shndërruar dheun në dhe të ndaluar me vjedhjet tuaja.

Shkon me mbjellë sherre për t’ua prishur edhe atë ekuilibër që kanë krijuar.  Anulo vizitën dhe mos shqetëso diasporën, mos shqetëso emigracionin se ti për ta ti je një pushtues i Shqipërisë.

Ti zëvendësove shtetin me narkoshtetin. Ti Edi Rama i mbylle dyert e Europës Shqipërisë dhe i detyrove shqiptarët të marrin malet për të arritur në kontinentin e amshuar.

Se pasuritë e vendit të tyre i ke shndërruar në një mallkim për shqiptarët nga një bekim i Zotit që janë ato.

Atëherë, dil thuaju pak çfarë do ti, çfarë i kujton ata si deputetët dhe ministrat e tua?

Ata po jetojnë me djersën e mallit, po sigurojnë kafshatën e gojës dhe ti shkon tani t’u dërdëllisësh” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit