-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klasikja mbetet ‘thatë’, Egnatia fut 100 mln lekë në xhep

Kryesoret

Në Klasiken e futbollit shqiptar midis Tiranës dhe Vllaznisë gjithçka u mbyll me një barazim të bardhë.

Kryeqytetasit u munduan më shumë të merrte fitoren, por u ndal me shifrat 0-0. Megjithatë pika e fituar mban në lojë të besuarit e Erbim Fagut, që në javën e fundit, të luftojnë për t’u futur në final-four.

Vendi i katërt pas javës së 35 mbahet nga Skënderbeu, që barazoi 1-1 në shtesë kundër Laçit. Kurbinasit ishin shumë pranë fitores, por dy pikët e humbura vulosën fatin e tyre që këtë sezon është vendi i tetë dhe për rrjedhojë janë zyrtarisht në ‘play-out’.

Ndërkohë me fitoren 0-1 kundër Dinamos Egnatia zyrtarizoi edhe matematikisht vendin e pare duke u shpallur kampionë të sezonit të rregullt.

Me rrogozhinasit që do të shpërblehen me 100 mln lekë dhe do të garojnë për titull në “Final 4”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit