Me votat e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin hetimor për të dhënat TIMS, u miratua plani hetimor i ekspertes së Partisë Socialiste, Vjosa Bodo.
Ky plan hetimor parashikon marrjen në pyetje në komision të disa dëshmitarëve por në të nuk përfshihen emrat e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Bledar Çuçi, të propozuar më herët nga opozita.
Megjithatë në komision pritet të dëshmojnë ministri Taulant Balla, ish-drejtori Ardi Veliu dhe emra të tjerë.
Dëshmitarët:
Ministri i Brendshëm Taulant Balla,
Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku,
Drejtori i AMP, Florian Sulejmani,
Ish-drejtori i AMP Ardi Veliu,
Saimir Boshnjaku,
Zef Laska,
Neritan Nallbati,
Dorjan Tola,
Ervina Gjana,
Besjon Tanuzi,
Enri Ndoni,
Ardit Muca,
Besnik Dervishi dhe
Vlora Hyseni.
/Shqiptarja.com/