Mëngjesin e kësaj të enjte ka ndodhur një konflikt në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur me thikë 55 vjeçari Armando Minollaj.
Dyshohet se nga plagsoja me thikë 55 vjeçari ka marrë dy plagë në bark.
Sipas burimeve paraprake konflikti kan ndodhur për motive banale, ku agresori i kësaj ngjarje është 48 vjeçari Enton Nushaj.
Sipas burimeve menjëherë pas plagosjes Minollaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Aktualisht Armando Minollaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.









