-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi polak i spiunazhit: Putin mund të aneksojë pjesë të Suedisë dhe Estonisë

Kryesoret

Shefi polak i spiunazhit, Jarosław Stróżyk, ka ngritur alarmin duke thënë se Putin mund të jetë duke përgatitur një operacion në shkallë të vogël në detin Baltik për të testuar kapacitetet mbrojtëse të NATO-s.

Sipas Stróżyk, nga sulmi i forcave ruse ka gjasa që Rusia të mund të aneksojë pjesë të Estonisë ose Suedisë. Stróżyk tha se të gjitha parashikimet në lidhje me gatishmërinë e Rusisë për një sulm të mundshëm ndaj NATO-s bazohen në disa supozime që vijnë nga agjencitë, pa informacion të plotë.

Por zyrtari i inteligjencës në Varshavë e pranoi se Putin tashmë është në gjendje të planifikojë një pushtim në shkallë të vogël. “Putin tashmë është me siguri i përgatitur për një mini-operacion kundër një prej vendeve baltike, për shembull, për të hyrë në Narvan e famshme [komunë në Estoni] ose për të zbarkuar në një nga ishujt suedez.

Ajo që Perëndimi po bën për të mbështetur Ukrainën i tregon atij se në rast të një sulmi ndaj NATO-s, përgjigja perëndimore do të ishte edhe më e madhe”, tha ai për Gazeta Prawna.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit