Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot nga foltorja e Parlamentit se punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë dëbuar nga oborri i kryeministrisë dhe nuk janë lejuar që të marrin aty materiale dhe dokumente.
“Punonjësit e BKH dëbohen nga oborri i kryeministrisë se duan të shkojnë të marrin materialet atje. Klithmat e kryeministrit se do të ngrinte atë komisionin. Ky është rreziku i madh. SPAK dhe drejtësia e re janë në rrezik.
Unë sot kam një thirrje për dy kategori, së pari për ndërkombëtarët, është një alarm i madh për atë cfarë po ndodh për drejtësinë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Janë një shumicë e frikshme që treguan se nuk kanë asnjë cipë për të ndërmarrë cdo iniciativë natën për të goditur drejtësinë.
Së dyti e kam për shqiptarët, e kam për 70% të shqiptarëve që sot janë të etur për drejtësi. Është në dorë të tyre që me votën e tyre të kuptojnë që do ta lënë në dorë të të korruptuarve apo do ta marrin në dorë”, tha Alibeaj.