Një atentat mafioz ka ndodhur para disa minutash në rrugën Mesologjiu në Athinë.
Dy persona, burrë e grua janë qëlluar me armë teksa ishin në makinën e tyre.
Burri ka ndërruar jetë menjëherë ndërsa gruaja po dërgohet në spital.
Burime policore thanë për gazetarin Artur Bibe se viktimat janë shqiptarë.
U qëlluan nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.