Policia e Tiranës ka ndaluar një 48-vjerçar nga Kruja në lidhje me aktet e dhunshme gjatë dy protestave të fundit, përpara Bashkisë së Tiranës.
Sipas Policisë ai akuzohet për prishje të qetësisë publike, shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe shkatërrim i pronës me zjarr.
Dy ditë më parë protestuesit e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita organizuan një protestë para Bashkisë së Tiranë.
Ata hodhën molotov, vezë dhe mollë para derës së këtij institucioni, ndërsa kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj pas akuzave për korrupsion të 5 drejtorëve të Bashkisë.