Mesditën e sotme në Tiranë u gjetën të vdekura në apartamentin e tyre dy gra ukrainase. Teksa dyshimet janë se vdekja erdhi si pasojë e mbidozës ka dalë në skemë pista se ato punonin si punonjëse seksi.
Mësohet se ka dyshime konkrete se Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova ushtronin këtë veprimtari të paligjshme në vendin tonë.
Të dyja kishin mbërritur në Shqipëri pak ditë më parë dhe qëndronin në një apartament me qira ditore ne zonën e ‘Selvisë’ me një mikeshë, e cila kishte ardhur në vend rreth dy muaj më parë. Ishte kjo e fundit që gjeti trupat e pajetë të 25 dhe 40-vjeçares në banesë.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Vdekja e dy ukrainaseve/ Pas sherrit policia i gjeti në spital dhe i la të lira