-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manchester City ngjitet në krye të Premier League me një ‘poker’ ndaj Fulham-it

Kryesoret

Në një luftë të egër për titullin, Manchester City ka marrë sërish kreu e Premier League pas një fitoreje 4-0 ndaj Fulham këtë të shtunë.

Një sfidë e filluar menjëherë në sulm nga ‘qytetarët’ e Guardiolës, të cilët kërkojnë të mbyllin llogarinë titull me Arsenalin, vetëm 1 pik diferencë në dy javë të mbetura.

Të besuarit e Pep Guardiolës realizuan gol pas 11 minutash lojë. Një aksion me disa pasime të bukura u finalizua në mënyrën më të mirë të mundshme nga Gvardiol, me mbrojtësin kroat që mposhti Lenon.

Me avantazhin në xhep, gjërat u bënë më të lehta për Haaland me shokë, me këta të fundit që shkuan në dhomat e zhveshjes në avantazh. Në minutën e 59-të, një e djathtë tokazi e Foden solli golin e qetësisë për skuadrën nga Manchesteri.

Gvardiol u shndërrua sërish në protagonist për Manchester Cityn, teksa në të 71-tën thelloi shifrat, pas një asisti perfekt të Bernardo Silvës.

30 minuta lojë edhe për Armando Brojën, me sulmuesin shqiptar që gjithsesi nuk ia doli dot të lërë gjurmë në këtë ndeshje.

Në fund pati kohë edhe për një gol të Alvarez, me penallti. Me këtë rezultat, kampionët e Anglisë kryesojnë me 85 pikë, 2 pikë më shumë se Arsenali ndjekës, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit.(VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit