Mediat greke kanë rindërtuar momentin e ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar Sidorel Prendi alias Roan Brahimi, i cili ndodhej në makinë me bashkëshorten dhe djalin.
Sipas skenarit të mediave greke autorët e kanë goditur në momentin që ai është futur në mjet bashkë me gruan dhe djalin e tij. Autorët ishin me motor, me skafandra në kokë për të mbuluar pamjen.
Gruaja që ndodhej me të vë vendin e pasagjerit humbi për një çast ndjenjat teksa më pas doli nga makina e mbuluar nga gjaku.
“Dritarja ishte pak e hapur dhe e qëlluan nga aty. Ne po prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, tha gruaja e viktimës.
Roan Brahimi fshihej në Dubai për shkak të hasmërive që kishte me grupet kriminale shqiptare. Ai njihej si armik i Ervis Martinajt.