Një aksident në punë me pasoje humbjen e jetës së një punëtori ndodhi këtë të shtune në Shëngjin. Si pasojë blutë kanë shoqëruar 2 persona në polici. Ngjarja u ndodhi në zonën e Kunes, ndërsa viktimë mbeti Preng Gjoni rreth 50-vjeç. Mësohet se gjatë punës një dërrase u shkëput dhe e goditi në kokë. Si pasojë e plagëve të marra, ai mbërriti pa shenja jete në spital.
Policia mbërriti menjëherë më vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave dhe ka shoqëruar 2 vetë. Ky është aksidenti i dyti që ndodh në harkun kohor të dy ditëve Shëngjin.
‘Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.
Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.’, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
FOTO/ Këtu ra punëtori në Shëngjin, e lanë të vdekur në derë të spitalit