-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat greke bujë vizitës së Ramës: Çfarë tha ‘mysafiri i paftuar’

Kryesoret

Tubimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Greqisë ditën e sotme në Athinë ishte dhe kryefjala e mediave greke.

Nga “Kathimerini”, “Protothema”, “CNN.gr”, “Mega”, “Skai”, “Zougla” e më gjerë shkruan për tubimin që u zhvillua me praninë e flamujve kuqezi në të gjithë arenën.

Një vizitë e cila nuk është mirëpritur totalisht, mes komenteve për një takim normal mes liderit dhe bashkëatdhetarëve spikasin dhe shumë kritika, të ndikuara nga deklaratat e kryeministrit.

Protothema.gr në një artikull të sajin shkuan: “Spektakli me siguri i del me gjithë iniciativën e tij me rrezikshmëri të lartë, pasojë e marrëzisë së tij. Nuk kishte asnjë arsye në favor të nxitimit të tij për të nisur, si udhëtar i panevojshëm, takime të drejtpërdrejta me diasporën shqiptare në Greqi.”

Për më tepër kjo vizitë është trajtuar më shumë në aspektin elektoral sesa si një takim kombëtar mes shqiptarëve.

“Nën maskën e fushatës për zgjedhjet nacionale në vendlindjen e tij, të cilat nuk do të mbahen pas dy apo tre apo pesë muajsh, por një vit nga sot. Aq më tepër që ardhja e tij, me sa duket pa ftesë zyrtare, ndodh në një kohë kur në Greqi po nxehet përballja partizane për zgjedhjet e ardhshme europiane “ shkruan Protothema.

Vizitë e cila është pasqyruar nga mediat greke dhe si një iniciativë e kryeministrit për të ‘bindur’ emigrantët të kthehen në Shqipëri.

“Në fakt, kjo fushatë e tij perëndimore e udhëtimit zbulon dëshpërimin e tij, pasi vendi i tij është zvogëluar në popullsi për shkak të emigracionit masiv në më pak se 3 milionë banorë” citon Protothema.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit