Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur rëndë në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmë në Fermo të Italisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se dy shqiptarë të moshës 40-vjeçare ishin duke udhëtuar me një motor të tipit ‘skuter’, kur motomjeti ka rrëshqitur duke përfunduar në asfalt. Një përplasje e fortë ku shoferi dhe pasagjeri kanë përfunduar të hedhur në tokë.
Pasagjeri 40-vjeçar shqiptar vdiq menjëherë pas përplasjes ndërsa tjetri është ende në gjendje kritike për jetën dhe u transportua me helikopter në spital.