Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka hapur aplikimet për mësues të licensuar të gjuhës shqipe.
“Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë.
Mësuesit e intersuar duhet të paraqesin vetëm dokumentin e licensës dhe të aplikojnë në adresën www.mesuespergreqine.gr deri më datën 30 qershor.
Gjithashtu, mund të aplikojnë të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit” thuhet në njoftim.