-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonzato: Administrata publike e pavarur, kyçe për Shqipërinë drejt BE-së

Kryesoret

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se Shqipëria ndodhet në një fazë kritike në bisedimet për anëtarësim, duke theksuar se një administratë e pavarur dhe transparente është kyç për suksesin e vendit tonë në negociatat e anëtarësimit. Gonzato mori pjesë në një takim pas përmbylljes së projektit financiar nga Bashkimi Europian në ndihmë të administratës.

“Kjo fazë u ka dhënë 23 nëpunëse të rinj të administratës publike mundësinë për t’u formalizuar me legjislacionin e BE-së, por edhe me mënyrën si zyrtarë të administratës publike të BE-së punojnë.

Siç u tha, vjen në një kohë mjaft të mirë, në kohën kur Shqipëria ka mbërritur në një fazë kritike në bisedimet për anëtarësim, një fazë ku rëndësia e administratës publike, një administratë publike e cila është kompetente, që është e pavarur, që është transparente është kyç për suksesin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit”, u shpreh ai.

Gonzato theksoi se reformimi i administratës publike është mes grupkapitujve themelorë. Është në kapitullin që do të çelë negociatat e do të mbyllë ato”, tha ai.

Ambasadori theksoi se administrata publike është shtylla kurrizore e një shtetit, “makineria përmes së cilës përparësitë politike të një vendi zbatohen”.

“Kapaciteti i administratës do të jetë edhe më i rëndësishëm kur Shqipëria të bëhet anëtare e BE sepse duhet të përshtateni me kushtet e tregut të përbashkët dhe që të jeni në gjendje të përdoren efektivisht instrumentet që BE vendos në dispozicion të shteteve anëtare”, tha ai./tvklan.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit