-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi Mitsotakis-Erdogan, nisin diskutimet për përmirësimin e marrëdhënieve

Kryesoret

Një takim midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan po ndodh në Ankara të hënën, në një vizitë njëditore që synon të ruajë momentin pozitiv të arritur në lidhjet dypalëshe në muajt e fundit.

Të dy krerëve iu janë bashkuar ministrat e Jashtëm, Giorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan dhe dy këshilltarët diplomatikë, Anna Maria Boura dhe Akif Chagatai Kilic, sipas burimeve të qeverisë greke.

Do të vijojë një takim i zgjeruar me pjesëmarrjen, ndër të tjera, të zëvendësministrave të Punëve të Jashtme, Alexandra Papadopoulou dhe Kostas Fragogiannis dhe Burak Akcapar dhe krerëve të Agjencive Kombëtare të Inteligjencës të dy vendeve, Themistoklis Demiris dhe Ibrahim Kalin. Delegacioni grek do të përfshijë gjithashtu këshilltarin për sigurinë kombëtare, Athanasios Dokos, këshilltarin ndërkombëtar të planifikimit strategjik, Aristotelia Pelonis dhe Drejtoreshën e Komunikimit të Kryeministrit, Kyra Kapi.

Qeveria greke dëshiron të ruajë klimën pozitive , “ujrat e qetë” në Egje dhe kanalet e hapura të komunikimit midis dy palëve. 

Dy liderët pritet të bëjnë një bilanc të progresit të bërë në dialogun politik, axhendën “pozitive” dhe masat për ndërtimin e besimit.

Pas përfundimit të takimit më të gjerë, Mitsotakis dhe Erdogan do të bëjnë deklarata të përbashkëta për shtypin dhe më pas presidenti i Turqisë do të shtrojë një darkë për kryeministrin grek dhe delegacionin grek.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit