24 orë nga vrasja vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Azgan Mernicës, 23-vjeçari i cili mesditën e 13 majit vrau me armë zjarri efektivin e ‘shqiponjave’, Novruz Celinaj.
Kërkimet kanë vazhduar dhe gjatë natës, fillimisht në fshatin Baltëz të Fierit ku ndodhi vrasja dhe më pas në zonat e afërta, si Havaleas, Sulaj dhe Apolloni.
Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje 12 persona, kontrolle janë kryer dhe në banesat e të afërmve të Azgan Merrnicës.
Burime nga zona ku ndodhi ngjarja bëjnë me dije për gazetarin Fabion Xhafa, se gjatë këtyre kontrolleve policia ka ushtruar presion ndaj të afërmve të 23-vjeçarit për të treguar ku ndodhet, madje duke shkuar deri në kontakt fizik ndaj tyre, por i riu ende nuk është lokalizuar.
Po të njëjtat burime theksojnë se gjatë kontrollit në shtëpinë e dajës së Azgan Mernicës, forcat e policisë me kallashnikov i kanë trembur. “Kjo situatë në ka trembur. Policia na ka bërë presion dhe na ka dhunuar” tha njëri nga banorët në kushte anonimati/ F.XH