-sidi education-spot_img
22.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Meta mbahet në kushte të vështira, kërkon transparencë në procesin gjyqësor

Kryesoret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, ka vizituar këtë të mërkurë kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në burgun “313”.

Pas takimit, Balliu ka bërë një deklaratë për mediat, ku ka ngritur shqetësime për kushtet e vështira të qëndrimit të Metës në qeli.

Ai theksoi se kjo situatë është pjesë e përpjekjeve për të penguar komunikimin e Metës me deputetët dhe për të mbajtur të fshehur transparencën e procesit gjyqësor ndaj tij.

“Sot pata mundësinë të takohem me presidentin Ilir Meta dhe të shoh nga afër kushtet e vështira në të cilat ai mbahet. E vetmja qeli në të gjithë burgun ku nuk funksionon sinjali për të thirrur oficerin e policisë është qelia e Ilir Metës, dhe kjo është një dëshmi e qartë se çfarë po bëhet për ta vështirësuar atë. Ai kërkon mundësinë për të komunikuar me deputetët e tij, që është një e drejtë minimale për çdo të burgosur. Përveç kësaj, Meta kërkon transparencë në procesin gjyqësor ndaj tij. Ai ka kërkuar që seancat të jenë publike, që qytetarët të mund të dëgjojnë për çfarë po gjykohet. Nuk është këtu për vjedhje, por për të denoncuar aferat korruptive të Edi Ramës. Meta është në burg pa një akuzë të qartë për më shumë se 19 muaj, në shkelje të ligjit dhe të gjitha afateve. E vetmja gjë që ai kërkon është transparencë, që qytetarët të dinë se çfarë ka ndodhur, sepse ky është një rast ku qeveria po bën gjithçka për të mbajtur të fshehtë atë që po ndodh,” tha Klevis Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit