Ish-deputeti i gjerman i CDU-së Elmar Brook ndodhet në Tiranë.
Ditën e ditëlindjes ai ka vendosur ta festoj me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Elmar Book ka vlerësuar arritjet politike të kreut të PD, Sali Berisha, për të cilin ka ndarë konsiderata të larta për të. Ai tha se një vend që aderon për t’u bërë pjesë e BE-së nuk mund të mbajë të arrestuar liderin e opozitës të mos marrë pjesë në Parlament, si i zgjedhur i popullit, pa një vendim gjykate të formës së prerë.
Imuniteti nuk mund te merret pa një vendim gjykate, u shpreh Brook.
“Evropa do të jetë mirënjohëse t’ju ketë në BE. Unë erdha sot në ditëlindjen time për të parë një burrë që e njoh prej shumë vitesh. E kam njohur këtë burrë kur ka qenë President dhe kryeministër në përpjekje për ta sjellë Shqipërinë më pranë Evropës.
Unë doja të takoja një lider që ka pritur prej ditësh për të qenë pjesë e Parlamenti. Unë nuk dua të ndërhyj në politikën e këtij vendi, unë pëlqej Shqipërinë, por jo partitë politike.
Besoj që në një vend që do bëhet pjesë e BE, një burrë nuk duhet të ndalohet të jetë pjesë e parlamentit pa qenë me vendim final gjykate.
Vendimet e Gjykatës Evropiane janë eksplicide. Kjo do të thotë që imuniteti nuk mund të merret pa vendim gjykate dhe kjo është pse ne kërkojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Një sjellje e tillë ndaj opozitës të mos pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nëse dikush është fajtor, një gjykatë e pavarur duhet ta vendosë këtë dhe jo një prokuror që thotë “tha ai.