Ministria e Brendshme e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar kanë nënshkruar një deklaratë bashkëpunimi.
Balla, Tomlinson dhe Sveçla konfirmojnë kështu angazhimin për të bashkuar përpjekjet në luftën kundër migracionit të paligjshëm, i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e vendeve dhe mirëqenien e qytetarëve.
Përmes këtij dokumenti nënvizohet se përballen me sfida të përbashkëta, nisur nga migracioni i paligjshëm tek krimi i organizuar. Në Deklaratë thuhet se bashkëpunimi i zgjeruar në nivel operacional midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe angazhimet e përbashkëta, do të ndihmojë në çmontimin e grupeve kriminale që lehtësojnë kalimet e paligjshme të kufirit duke shfrytëzuar migrantët dhe refugjatët vulnerabël.