-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Kryeministri Kurti i gatshëm të diskutojë ‘stinën e zgjedhjeve’ në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën në mbrëmje se është i gatshëm të hap diskutimet me partitë opozitare në vend për të shpallur zgjedhjet e reja parlamentare.

Ai i bëri këto komente pas një darke me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në të cilën ishin ftuar edhe dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por të cilat refuzuan të marrin pjesë.

Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi se zgjedhjet e reja janë çështje e viteve, por e muajve. Andaj edhe unë jam i interesuar që ta diskutojë me Partinë Demokratike, Lidhjen Demokratike dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës. E dimë që në përgjithësi është pranvera ose vjeshta”, tha kryeministri Kurti, mandati i të cilit përfundon në fillim të vitit 2025.

Për mua nuk është thelbësore se a do të qeveris në këtë mandat edhe 10 muaj, tetë apo gjashtë muaj apo tre muaj. Është e rëndësishme të kemi një konsensus sa më të gjerë për muajin, datën e zgjedhjeve”, theksoi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike Memli Krasniqi, tha pas takimit se zgjedhjet e parakohshme janë shndërruar në domosdoshmëri për Kosovën, duke e kritikuar kryeministrin Kurti për qeverisje jo të mirë.

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit