Që prej orës 16:00 zv. kryeministrja he ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është paraqitur në SPAK.
Ajo u thirr nga prokurori Dritan Prençi dhe u morr në pyetje nga oficeret e Byrosë Kombëtare të Hetimit për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Pasi doli e pyetur nga gazetarët Balluku tha se u pyet për inceneratorët.
‘Isha këtu për dosjen 255, që është inceneratori i Tiranës, duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve, për të cilën kemi folur gjithmonë. Kjo dosje ka bërë pis të madhe të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm.‘- tha Balluku.