-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku në SPAK/ Berisha: Ka në dosje dy shkresa të saj për Erion Veliajn

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për paraqitjen e zv. kryeministres Belinda Balluku në SPAK. Sipas tij SPAK-u ka gjetur 2 shkresa të saj për Erion Veliajn.

Të dashur miq, sot Skrapi i partisë thirri Belinda Ballukun.
E thirri, ua them unë, shikoni taktikën e mercenarit. Arreston hajdutë të vegjël dhe u thotë qeveritarëve, i thotë Erion Veliajt, se po arrestoj hajdutët që të kanë vjedhur ty.
Po ka hajdut në botë si Erion Veliaj? Ai nuk e meriton të rrijë asnjë sekondë në bashki.
Ndaj dhe e marta duhet të jetë dita e fundit të tij.
E thirrën Belindën sot në një kohë kur kanë në dosje dy shkresa në të cilat i thotë Erion Veliajt se ke detyrë të mbikëqyrësh dhe të raportosh për çdo punim të bërë në djegësin e Tiranës.
Të mbikëqyrësh njësinë e mbikëqyrjes.
Të raportosh situacionet, shpenzimet dhe çdo gjë.
Po pse Erion Veliaj nuk e vuri një ditë të vetme në punë njësinë e mbikëqyrjes?
Sepse paratë nuk duhet të mbikëqyreshin, por të vidheshin.
Sepse nuk duhej të bëhej punë, por duhej që paratë të vidheshin.
A ka hipokrizi më të madhe se kjo që bën Skrapi i partisë, afërmendshi i Edi Ramës?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit