Një makinë e tipit ‘Fiat’ është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në rrugën Miço Plaka në qytetin e Fierit.
Shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit.
Drejtuesi i mjetit kur ka par tymin ka ndaluar.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja që beri të mundur shuarjen e flakëve. Ne vendngjarje ndodhet edhe policia e grupi i eksperteve.
Për disa minuta qarkullimi i mjeteve është bllokuar duke krijuar radhë automjetesh. Zjarri në automjet ka shkaktuar vetëm dëme materiale.