-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi për Gërdecin, Mediu: Nuk jam vrasës, po bëhem ‘kokë turku’

Kryesoret

Në seancë e sotme gjyqësore për Gërdecin gjykata rrëzoi kërkesën e Fatmir Mediut për riekspertim për dëmin ekonomik që u shkaktua në fabrikën e demontimi të armëve. Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet se po përdoret për “kokë turku” dhe po i bëhet gjyq politik.

“Duan gjyq politik dhe koka turku. Kjo çështje është gjykuar. Kjo që kërkon SPAK në akuzë, ndodh vetëm në juntat ushtarake. Prej 16 vjetësh, vazhdon një persekutim familjar, personal  dhe politik. Dhashë dorëheqjen për drejtësinë dhe jo për interesa personale.

Është provuar se ministri nuk ka lidhje me shpërthimin dhe gjithë pasojat e shpërthimit dhe këtë e ka bërë të qartë gjykata. Ministri akuzohet për shpërdorim detyre. Nuk është provuar asnjë dashje nga asnjë dëshmitar apo provë. Nuk është provuar asnjë dëm ekonomik për shkak të veprimit të ministrit të Mbrojtjes”, tha ai.

Familja Durda e akuzoi në gjyq me fjalët kriminel dhe vrasës. “Nuk kam asnjë koment, kjo është një histori që është ndërtuar prej 17 vitesh që ministri është kriminel dhe që i ka bërë të gjitha. Unë e kuptoj dhimbjen deri në një farë pike.

Unë kam ardhur në një proces gjyqësor. Nuk kam ardhur që të përballem me fyerje. Nuk kam fyer kënd dhe është në rregullin normal që të mos më thyejë kush. Nëse Fatmir Mediu ka qenë krimineli që ka bërë Gërdecin atëherë prokuroria le të ngrinte akuzën që ka bërë vrasje” tha Mediu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit