Pasditen e sotme zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur në SPAK.
Balluku po pyetet nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Burime mediatike raportojnë se është duke u pyetur si person që ka dijeni për hetimet për inceneratorët.
Fletëthirrja është firmosur nga prokurori Dritan Prençi, i cili pak ditë më parë çoi në SPAK edhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.