Një person është shpallur në kërkim nga policia në lidhje me protestën e djeshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës.
Ai akuzohet se ka hedhur molotov drejt bashkisë.
Ndërkohë mbi 10 persona janë proceduar në gjendje të lirë. Policia ka mundur të identifikojë personin që ka hedhur mbi 5 shishe molotov dhe po punon për kapjen e tij.
Ndërkohë personat e tjerë janë proceduar për akte dhune para bashkisë, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të qetësisë publike.