Policia, RENEA dhe FNSH, janë duke vijuar kërkimet për kapjen e 23-vjeçarit Azgan Mernica.
I akuzuar për vrasjen e efektivit të shqiponjave, Novruz Cenaliaj, dy ditë më parë në Baltëz të Fierit.
Në pamjet e siguruara nga ‘5Pyetjet.al’ shihet se kontrollet po zhvillohen në fshatrat përreth kur ndodhi vrasja, ndërsa janë shtuar ndjeshëm forcat dhe mjetet e kërkimit.
Në video shihet se policia është duke përdorur automjete të blinduar për kapjen e 23-vjeçarit, i cili konsiderohet i rrezikshëm pasi me vete ka ende armën e krimit.
Më herët gjithashtu janë kontrolluar shtëpitë e disa banorëve në fshatin Hoxharë e Vjetër, në bazë të dyshimeve se 23-vjeçari mund të jetë duke u fshehur aty.
Aktualisht autoritetet janë duke kaluar në ‘skaner’ fshatrat, Sulaj, Pojan, Radostinë, Hoxharë e Vjetër.