Një 27-vjeçar ka dhunuar grupin e xhirimit të një emisioni, gazetarin dhe operatorin mesditën e sotme në Tiranë. Gjithashtu policia njofton se janë regjistruar edhe dy ngjarje të tjera, një plagosje në një shkollë dhe një nxënëse që e ka pickuar gjarpri.
“Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
- Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
-
Rreth orës 13:45, në Bathore, shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Mamurras, dyshohet se ka dhunuar grupin e xhirimit të një emisioni investigativ. 27-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij” njofton policia.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.