-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj: Jam i bindur, SPAK nuk do ta falë Ramën

Kryesoret

Partia Demokratike, pjesa e vulës është kundër super komisionit që propozon Edi Rama për të monitoruar mes të tjerave edhe drejtësinë e re. Deputeti Enkelejd Alibeaj u pyet përpara nisjes së parlamentit se përse nuk i është bashkuar protestës përpara bashkisë së Tiranës. Ai u shpreh se është i bindur që SPAK nuk do të amnistojë as kryeministrin Edi Rama.

“Qëndrimi ynë është mbështetja e SPAK dhe mënyra më e sinqertë dhe politike e morale është mbështetja e SPAK, prandaj kemi kërkuar amendamente në parlament që statusi i prokurorëve të SPAK, mbështetja me financa dhe burime njerëzore të miratohet nga ky parlament.

SPAK nuk po amniston ish zv. kryeministrin, nuk ka amnistuar Erion Veliajn, as Belinda Ballukun, kam të gjitha arsyet që të besoj se nuk do e amnistojë as Ramën, çdo lëvizje tjetër sidomos ajo për të rimarrë edhe njëherë Reformën në Drejtësi është lëvizja e fundit që Rama do të bëjë për të asfiksuar SPAK”, u shpreh Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit