Nga Samiti i Ballkanit në Mal të Zi, kryeministri Albin Kurti kërkoi njohje de facto e de jure në mes të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Shënojmë 10-vjetorin e Procesit të Berlinit dhe presim të kemi bashkëpunim më të mirë, i cili nënkupton njohjen e ndërsjellë de facto dhe de jure nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.
Ai tha se ky takim është mundësi e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar dhe për të diskutuar se si mund të integrohen më tej, “duke bërë reformat në shtëpi, por në të njëjtën kohë për të parë se si mund të bëjmë më shumë dhe më mirë me BE-në në kuptimin e përfitimit të programeve për mbështetje”.