-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: A është Perëndimi i drejtë ndaj Kosovës?

Kryesoret

Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.

Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë do të ndodhë më 17 maj, në Strasburg, kur Komiteti i Ministrave i kësaj organizate të mblidhet për një takim vjetor. Teksa temë kryesore e javëve të fundit ka qenë Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, jo të paktë kanë qenë ata që e kanë kritikuar Perëndimin për kushtëzimin e inkuadrimit të Kosovës në Këshill me bërjen e hapave drejt themelimit të tij.

Qasja e Francës dhe e Gjermanisë përmes kushtëzimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) me hedhjen e hapave drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është për t’u admiruar, sidomos për faktin se ato janë të bindura se Kosova duhet të jetë pjesë e kësaj organizate, se ato janë vende të QUINT-it, dhe se flasin me plot gojën në mbështetje të Kosovës – kështu vlerëson Engjëllushe Morina nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ajo pohon se njoftimi i Kosovës se po përgatit një draft-statut për themelimin e “një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, duhet të jetë argument i mjaftueshëm për Perëndimin, sepse, sipas saj, tregon gatishmërinë e Kosovës për t’i adresuar brengat rreth komunitetit serb.

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit