Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u mor në pyetje për rreth dy orë ditën e sotme në SPAK.
Në dalje, nuk pranoi që të jepte detaje për mediat se për cilën cështje ishte thirrur. U justifikua duke thënë se i ishte kërkuar nga hetuesit e BKH-së që të mos tregonte sekretin.
“Më është kërkuar që të ruaj sekretin hetimor, por dua të sqaroj se nuk ka lidhje me veprimtarinë time si kryetare e bashkisë. Nuk isha për inceneratorin e Tiranës” tha ajo.
Në mediat u aludua se mund të ishte thirrur për kontratën me inceneratorin e Tiranës, por vetë Sako e mohoi duke e lënë enigmë.