-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Inceneratori i Tiranës, Agaçi mbi tre orë në Prokurorinë e Posaçme

Kryesoret

Në Shqipëri Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi ishte sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës. Zoti Agaçi qëndroi mbi tre orë për të dhënë shpjegime rreth procedurave të ndjekura nga qeveria, për miratimin fillimisht të bonusit kompanisë që mori përsipër ndërtimin e inceneratorit, e më pas dhe të kontratës.

Hetimet paraprake të Prokurorisë kanë zbuluar se Këshilli i Ministrave i dha bonusin prej 8 përqind kompanisë “Integrated Energy BV”, me seli në Hollandë, e cila nuk ishte rregjistruar si subjekt në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç e kërkon ligji, ndonëse një fakt i tillë i ishte vënë në dukje Ministrisë së Mjedisit nga ministrja e atërhershme e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, ndërsa ishin shprehur vërejtje dhe nga ministria e Financave e ajo e Drejtësisë. Ndërsa, sipas akteve të Prokurorisë, kontrata finale rezulton e lidhur jo me “Integrated Energy BV”, por me “Integrated Energy BV SPV”, e rregjistruar ditën e nënshkrimit të kontratës, më 31 gusht 2017.

Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, zoti Agaçi deklaroi se ishte thirrur si “person që ka dijeni”, pa dhënë elementë të tjerë. Ai ka qenë ndër personat e vënë në qendër të akuzave të opozitës, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Dy ditë më parë, në Prokurorinë e Posaçme ishte dhe zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku e cila deklaroi se “kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë një herë e mirë, të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi pafalshëm”. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit