Sot mbahet protesta e 28 mbarëkombëtare ku marrin pjesë edhe shqiptarët e diasporës, të cilët kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së të tij.
Me pankarta në duar dëgjohen thirrje si: “Sundimi i arrogancës, fundi i durimit”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”.
Ndërsa një tjetër thirrje në kor ishte “Poshtë patronazhistët”.
Prej ditësh ata kanë bërë të njohura një sërë kërkesash, që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë aktuale, krijimin e një qeverie teknike dhe anulimin e disa ligjeve, që sipas tyre, prekin interesat kombëtare dhe ndikojnë keq në mjedis.
Ndërkohë po sot kësaj revolte pritet ti bashkohet edhe eurodeputetja italiane Ilaria Salis dhe ka një prani të lartë të mediave ndërkombëtare.

Dita e 28/ Protestuesit drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!









