-sidi education-spot_img
23.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestuesi në sheshin “Skënderbej”: Vendimet e Ramës janë antishqiptare!

Kryesoret

Revolta qytetare kundër qeverisë mbërrin sot në një tjetër pikë kulmore, ku të cilës i është bashkuar edhe diaspora shqiptare nga e gjithë bota.

Në ditën e 28-të radhazi qindra qytetarë të mbledhur në sheshin “Skënderbej” , ku më pas pritet marshimi drejt godinës së qeverisë, të cilët kërkojnë dorëheqjen pa kushte të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Mes protestuesve një qytetar ka thënë se Edi Rama gjatë qeverisjes së tij ka marrë vendime antishqiptare.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protesta pritet të shoqërohet me fjalime, pankarta dhe marshim në rrugët e kryeqytetit.

KËRKESAT E PROTESTUESVE:

Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

  1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

  2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

  3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

  4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

  5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit