Një aksident ka ndodhur në zonën pranë “Kopshtit Botanik” në Tiranë.
Raportohet se pesë automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e përplasjes, në autostradë është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.
Fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.