Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konference për mediat, tha se vizita e David Cameroon, Sekretarit të Jashtëm britanik në Shqipëri, është e mirëpritur, por problemi i krimit të organizuar mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe është madhor.
Meta tha se shumë sekretarë të jashtëm kanë ardhur dhe kanë ikur, por problemi i krimit të organizuar në Shqipëri është thelluar edhe më shumë.
Meta tha se krimi ka mbështetjen logjistike të shtetit të Edi Ramës.
“Sekretari është i mirëseardhur, shumë kanë ardhur dhe kanë ikur, problemi i krimit dhe korrupsionit vetëm është agravuar në Shqipëri. E sidomos në raportin mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe problemi i krimit të organizuar është një problem madhor për arsye se ky krim ka një mbështetje logjistike nga shteti i Ramës, në Britani por edhe kudo tjetër në Europë dhe Amerikën latine. Në 11 vjet Rama asnjëherë s’ka raportuar në kuvend lidhur me rezultatet e qeverisë për luftën kundër drogës, sipas detyrimit ligjor”, tha Meta.
The Sun: Cameron në Tiranë me program për të luftuar korrupsionin