Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e uniformave blu, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetaseje, si dhe e ka ngacmuar atë seksualisht.
Mësohet se materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë arrestuar shtetasin me inicialet H. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetaseje, si dhe e ka ngacmuar atë seksualisht.