Janë zbuluar detaje të reja nga shpërthimi me tritol natën e mbrëmshme në një banesë në Fushë Krujë.
Mësohet se tritoli ishte vendosur në banesën e shtetasit Alfred Kurti, por që jetonte edhe vëllai i tij bashkë me familjen.
Të gjithë familjarët ndodheshin në banesë në momentin kur shpërtheu lënda plasëse, por për fat të mirë nuk pati persona të lënduar.
Nuk dihen shkaqet apo motivet e këtij sulmi pasi personat nuk njihen për problematike, por punojnë me mobilje.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.