-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: SPAK, fshehu lidhjet e qeverisë Rama me bandat e krimit

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje publike për mediat foli për operacionin e SPAK 3 ditë më parë, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste për persona të përfshirë në bandat kriminale në vend.

Berisha u shpreh se e kreu i SPAK Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, edhe në operacionin e fundit të Strukturës së Posaçme.

Ai gjithashtu theksoi se ky operacion i SPAK, u bë për të fshehur emrat e Ramës dhe stafit të tij qeveritar nga bashkëpunimi me bandat kriminale.

“ Nga operacioni, janë lëshuar 50 urdhër-arreste dhe nuk janë kapur as 5 vetë. Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, njësoj si në rastin e inceneratorëve, ku u arrestuan vetëm 2 drejtorët e Veliajt, pasi të tjerët  ishin në burg. Ne dënojmë dekonspirimin e operacionit.

Me këtë operacion, SKAP bëri gjithçka për të fshehur emrat e Ramës, Pjerin Ndreut, Ëngjëll Agaçit, që kanë bashkëpunuar me bandat. SKAP i partisë bëri gjithçka që të fshehë lidhjet e politikanëve me kriminelët” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit