-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Do bëj festë policia dhe hasmi’, Shullazi nga burgu: 1 mln euro për kokën e Durim Bamit

Kryesoret

Nga ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë, Eiljano Shullazi bisedon me Tesi Bashon në Selenicë të Vlorës. Kjo duke biseduar për mundësinë e kapjes peng të Armando Sulejmanit alias “Çipurit”, mikut të ngushtë Fatmir Hysenit alias “Doçja”.

Qëllimi i Shullazit është kapja e “Çipurit” dhe torturimi. Qëllimi është marrja e informacionit se kush nga grupi i tyre gjuan dhe kush financon, me qëllim që të dinë se ku të trokasin pastaj.

Shullazi i shprehet Tesi Bashos, se “Doçja”, Gëzim Sinomati alias “Buzderi” dhe “Çipuri” kanë marë pjesë në vrasjen e mikut të tij në Durrës, Edison Harizaj.

Në bisedë e sipër Shullazi, i ofron Tesi Bashos vrasjen e Leonard Dukës dhe Durim Bamit, pasi marin pagesë të mirë.

Madje për Durim Bamin thotë se mbushet për 1 milion euro porosia. Dhe pas vrasjes së tij ka për të bërë festë dhe policia por edhe hasmit, pasi ka shumë hasmëri.

Më 13 prill 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Satilno Basho në lidhje me personat që kanë vrarë Edison Harizaj dhe shprehet që: ”…njërin duhet ta marrim (marrim peng) gë të dim se kush qëllon dhe të dim se ku të trokosim pastaj. Epo ku ma gjen dot “Docen” (Fatmir Hyseni).

Gjithashtu në datën 29 Prill 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Satilno Basho. Të cilin e pyet në lidhje me Leonard Duka dhe mundësinë për ta vrarë sepse marrim pagesë të mirë.

“… Është ky Nardi Duka nga Tirana, thonë që rri në Spanjë. Kemi çuna që e bëjnë andej? Nuk e di për adrresë por po e gjetëm marrim mirë aty. Mbaro këtë arrestin një herë (shtetasi Satilno Basho në këtë perjudhë është me masë sigurie “arrest shtëpie”). Pastaj këtej nga Durrësi të bëjmë ndonjë gjë. Jam dobët me informacionin aty dhe s’po çaj dot, s’po dalin fare pisat…”.

Në 24 Maj 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Satilno Basho dhe diskutojnë me persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e Edison Harizaj:

“…duhet kapur ai “Cipuri” (Armando Sulejmani) që të tregoj se kush ka gjuajtur, duhet me marr vesh se kush gjuan. Në vazhdimësi Emiljano Shullazi e pyet për Durim Bami me qëllim vrasjen e tij sepse për këtë vrasje paguhet 1 miljon euro, “…me atë Durim Bami, është ai nga Fushë-Kruja, di ndonjë që ka muhabet andej nga Vlora? Se për atë mbushin 1 miljon euro.

Dur Bami të pret në besë duke ngrënë bukë, ai ka njëqind hasmër, do bëj festë policia. As nuk do e kërkoj njeri atë muhabet. Po hiç arrestin një herë, se kam rob unë atje që të afrojë…”.

/Marrë nga gazetari Elton Qyno

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit