Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar në gjykatë pushimin e çështjes së “Sterilizimit” ndaj tij, duke deklaruar se nuk ka kryer vjedhje dhe duke kundërshtuar provat e paraqitura nga SPAK.
Ai ka ngritur gjithashtu pretendime për pavlefshmërinë e provave digjitale dhe mungesë akreditimi të laboratorit që i ka trajtuar ato.
“Unë nuk kam vjedhur dhe kërkoj pushimin e çështjes penale. Kam kërkuar që të përjashtohen provat digjitale dhe dokumentet që nuk kanë vulë apo firmë, pasi nuk janë të vlefshme. Nuk pranoj përgjegjësinë për shtrenjtimin e kontratave dhe nuk kam kryer asnjë veprim të gabuar që mund të konsiderohet vjedhje. Çdo akuzë që lidhet me veprimet e mia është e pabazuar dhe e papërshtatshme sipas ligjit dhe standardeve aktuale të ekspertizës.”
/5pyetjet.al









